Përveç në Shkup, vaksinimi kundër gripit sezonal nuk ka nisur ende në qytetet e tjera

Ndonëse ngjanë si i braktisur, një objekt i posaçëm në oborrin e Spitalit të Kumanovës është adaptuar për dhënien e vaksinave të gripit sezonal. Por, kjo vaksinë ende nuk ka mbërritur në qytet. Përveç në Shkup, vonesa të tilla ka edhe në disa qytete të tjera edhe pse që nga e premtja u njoftua se 40 mijë njësi kanë arritur në vend. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Kumanovës tha se sivjet atyre u është lënë përsipër të vaksinojnë qytetarët, por terminë të lirë nuk ka te shërbimi “Termini im”.

- Advertisment -

Ne kemi bërë gati edhe objektin, i cili është i ndarë nga Shtëpia e shëndetit. Nga ana teknike ne jemi përgatitë si me hapësirat si me stafin, mirëpo vaksinat ende nuk kana arritur nga Ministria e Shëndetësisë. Deri në këtë moment që bisedojmë vaksinat nuk kanë arritur dhe nuk kemi ndonjë informacion shtesë se kur do të arrijnë sot apo deri në fund të javës – deklaroi Faruk Alili, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë.

Pak ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se vaksinat do të shpërndahen nëpër qendrat e shëndetit publik në gjithë vendin. Në një përgjigje të sotme nga ky dikaster na thanë se gjithçka ka shkuar sipas planit. Por, asnjë termin on-line nuk është hapur për të martën në disa qytete të tjera.

Sot kanë arritur vaksinat e gripit sezonal në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup dhe gjatë ditës kanë nisur të shpërndahen nëpër qytetet e tjera. Përpiqemi që të gjitha Qendrat e Shëndetit në vend të marrin me kohë njësitë e vaksinave në mënyrë që të hapim rrugë për vaksinimin e popullsisë me këto vaksina – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka në plan që të porosit edhe 20 mijë vaksina shtesë të gripit sezonal. Këto që arritën do të jenë falas për kategoritë e rrezikuara me sëmundje kronike, për të moshuarit mbi 65 vjeç, për fëmijët nën 5 vjeç, për gratë shtatzëna dhe për punonjësit shëndetësor, të gjithë këta që do caktojnë termin përmes mjekut amë. Të tjerët që duan të marrin vaksinën, do ta paguajnë 800 denarë, ose 200 denarë më shumë se sa vjet.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button