11 punonjës nga Klinika Infektive janë të diagnostikuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se për momentin gjithsej 11 (e përditësuar) punonjës të Klinikës Infektive në Shkup janë të diagnostikuar me Covid-19, ndërsa dy janë në izolim.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive gjithsej janë të angazhuara 40 infermiere, ndërsa 11 infermiere janë si ndihmë shtesë nga institucionet tjera shëndetësore. Ndërsa në Spitalin Modulare në afërsi të Klinikës Infektive punojnë tri infermiere ndërsa 14 janë në ndihmë.

Instituti për Shëndet Publik njofton se për momentin ka gjithsej 297 raste aktive me Covid-19 në mesin e punonjësve shëndetësorë. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 527 punonjës shëndetësorë, kurse 12 prej tyre kanë ndërruar jetë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button