Përzgjidhet vide-loja më e mirë për vitin 2020

“The Last of Us Part 2”, video-loja e prodhuar nga Naughty Dog dhe me regji të Neil Druckmann, është përzgjedhur si më e mira e vitit 2020 në “The Game Awards 2020”.

Për të përcaktuar video-lojën më të mirë të vitit, votuan më shumë se 95 media nga e gjithë bota dhe një juri e përzgjedhur.

Kandidatët e tjerë për çmimin ishin Ghost of Tsushima (Sucker Punch), Hades (Supergiant Games), Final Fantasy VII Remake (Square Enix), Animal Crossing: New Horizons (Nintendo) dhe DOOM Eternal (id Software).

LEXO EDHE:

Back to top button