Pesë masa financiare për sektorin e turizmit dhe hotelierisë – aplikimi deri më 27 nëntor

Nis realizimi i pesë masave të reja për mbështetje të punëtorëve në sektorin e turizmit dhe gastronomisë, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Masat përfshijnë:

-Kthimin e taksës turistike për vitin 2019 për të gjithë objektet hotelierike që punojnë me akomodim.

-Grante për agjencitë turistiket, shuma e ndihmës do të varet nga të ardhurat e fituara në vitin 2019, numri i të punësuarve dhe lloji i licencës – shuma më e madhe e ndihmës do të jetë deri në 180,000 denarë për ata që kanë licencë B, ndërsa për ata që kanë licencë A, shuma maksimale do të arrijë 430,000 denarë. Shuma totale për realizimin e kësaj masa është 116 850 denarë.

-Restorante për dasma, janë siguruar grante për restorantet që organizojnë festa, dasma dhe ngjarje, të cilët kanë regjistruar rënie të të ardhurave prej më shumë se 75 përqind. Shuma varet nga të ardhurat totale të realizuara në vitin 2019, numri i të punësuarve dhe lloji i vendimit për kategorizim. Shuma e ndihmës mund të jetë nga 180,000 në 600,000 denarë për subjektin juridik. Mjetet financiare të parapara për këtë masë kapin vlerën e 60 milion denarëve.

-Këndet e lojërave – shuma do të përcaktohet në varësi të të ardhurave totale të subjektit, ndërsa ndihma financiare mund të jetë nga 90,000 denarë në 300,000 denarë. Gjithsej 153 milion denarë janë parashikuar për këtë masë.

-Ciceronët turistikë – një grant në vlerë prej tre pagave mesatare, respektivisht shumë prej 65,000 denarëve për secilin ciceron turistik që nuk mund të punojë për shkak të Covid-19. Për këtë masë janë ndarë gjithsej 9.8 milion denarë.

Për realizimin e këtyre masave qeveria ka ndarë gjithsej 460 milion denarë ose 7.5 milion euro.

Aplikimi do të realizohet përmes platformës “https://pushimenevend.gov.mk/“. Afati i fundit për aplikim është 27 nëntori, kurse ndihma financiare do të paguhet deri në fund të vitit.

“Bëjmë thirrje që të gjithë subjektet të shfrytëzojnë mundësinë dhe të aplikojnë deri në afatin e dhënë. Besoj që kjo do të jetë mbështetje e madhe për kompanitë që janë goditur nga kriza”, tha mes tjerash ministri Bekteshi.

Për më tepër, Bekteshi njoftoi se me 20 milion denarë do të ndihmojnë zanatet. Zejtarët do të jenë në gjendje të aplikojnë për ndihmë financiare nga shteti që do të mbulojë deri në 60 përqind të kostove për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para. Afati i fundit i aplikimit për këtë masë gjithashtu përfundon më 27 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button