Pesë viktima dhe 321 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Kosova më 8 janar regjistroi pesë viktima dhe 321 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja të infektimeve dalin pas testimit të 1.648 mostrave.

IKSHPK-ja po ashtu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 564 pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 8 janar, Kosova ka regjistruar 53.264 raste pozitive me COVID-19.

Prej tyre, 1.368 pacientë kanë vdekur dhe 45.000 janë shëruar.

Raste aktive janë 6.896.

LEXO EDHE:

Back to top button