Peticioni kundër Amber Heardit mbledh më shumë se 2 milionë nënshkrime

" "

Një peticion që bën thirrje që Amber Heard të largohet nga filmi i ardhshëm “Aquaman 2”, ka kaluar dy milionë nënshkrime mes akuzave për abuzim në familje kundër Johnny Depp në gjyqin prej 100 milionë dollarësh të ish-çiftit.

Depp u largua nga Disney në rolin e tij si kapiteni “Jack Sparrow” në pjesën e pestë të “Pirates of the Caribbean” pasi Heard pretendoi se ai e kishte abuzuar në familje, shkruan Daily Mail të enjtën mbrëma.

Tani më shumë se dy milionë njerëz kanë nënshkruar një peticion duke bërë thirrje që Heard të humbasë rolin e saj si Princesha Mera në “Aquaman 2” pasi dyshohet se ajo kishte abuzuar në familje Deppin.

Depp i tha gjykatës këtë javë se ishte i tronditur kur Disney e hoqi nga ekskluziviteti katër ditë pasi “The Washington Post” publikoi një shkrim nga Heard në të cilin ajo tha se kishte qenë viktimë e abuzimit në familje, pa e përmendur emrin e aktorit.

Jeanne Larson, e cila filloi peticionin, tha se Heard ishte “ekspozuar si një dhunuese në familje” dhe anulimi i paraqitjes së saj në “Aquaman 2” do të parandalonte që abuzimi i saj i supozuar të ngrihej edhe më tej.

“Në padinë e tij, Johnny Depp përshkruan shumë incidente të abuzimit në familje që ai pësoi nga duart e gruas së tij (atëherë) Amber Heard, duke përfshirë një incident ku ajo e goditi atë dy herë në fytyrë dhe një tjetër ku ajo thyen gishtin e tij me një shishe vodka, dhe gishti i tij duhej të ribashkohej me ndërhyrje kirurgjikale”, ka thënë Larson.

Amber Heard u arrestua në vitin 2009 për abuzim me një ish-partnere shtëpiake, Tasya Van Ree, duke demonstruar një model të përsëritur abuzimi nga ajo.

“Që nga divorci i Heard nga Johnny Depp, ajo ka bërë kryqëzatë sistematike për të shkatërruar Depp në Hollyëood, duke përsëritur rrëfime të shumta të incidenteve të rreme në të cilat ajo kishte abuzuar me Johnny Depp, por gënjeu dhe krijoi llogari të rreme se ai ishte abuzuesi”, ka shtuar Larson.

Të hënën, Depp i tha gjykatës se ishte i befasuar dhe se ndihej i ‘tradhtuar’ kur Disney e largoi atë nga roli i atë pas akuzave të Heard në “Washington Post”.

Heard i hodhi fillimisht akuzat e saj në maj të vitit 2016, kur ajo bëri kërkesë për divorc dhe kërkoi një urdhër ndalimi.

LEXO EDHE:

Back to top button