Pista në mes të oqeanit: Më e bukura apo më e frikshme në botë?

Pista në mes të oqeanit: Më e bukura apo më e frikshme në botë?

Aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin e Maldiveve, Male, është i vetmi që ofron fluturime ndërkombëtare nga ky shtet ishull në Azinë Jugore.

Aeroporti ndodhet në ishullin Hulhule afër Malé, pas së cilës është emëruar. Dikur mbante emrin e presidentit të parë të Maldiveve, Ibrahim Nasir.

Në këtë ishull në Oqeanin Indian, aeroporti u hap në tetor të vitit 1960, kur kishte vetëm një pistë çeliku 914 metra e gjatë dhe 23 metra e gjerë.

Me rritjen e interesit turistik për këtë destinacion parajsor, aeroporti u rinovua dhe u ndërtua infrastruktura shtesë. Sot, ishulli-aeroport ka një stacion meteorologjik dhe një hotel për pasagjerët në tranzit.

Ndërsa disa prej tyre shijojnë pamjen spektakolare kur zbarkojnë dhe ngrihen nga ky aeroport i pazakontë, të tjerët janë të tmerruar, duke marrë parasysh se pista është 45 metra e gjerë dhe 3200 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej vetëm 2 metrash, kështu që në ulje duket sikur po zhytesh në oqeanin Indian.

LEXO EDHE:

Back to top button