Plazhet e braktisura në Ohër po shkatërrohen

Plazhet e braktisura në Ohër po shkatërrohen

Gazetar: Miki Trajkovski

Plazhet dikur më tërheqëse në bregun e Ohrit po bëhen të pasigurta për turistët dhe kalimtarët. Një pjesë e lokalit është shembur në plazhin e Potpeshit. Ekipet e ndërmarrjeve publike sot pastronin vendin. Ish koncesionarët kërkojnë që institucionet të gjejnë mënyrë që të zgjidhet statusi i ardhshëm i plazheve në Ohër pasi për momentin nuk ka kush të kujdeset për to sepse kanë mbetur pa koncesioner.

“Një objekt pa pronar mund të sjellë tragjedi…fatkeqësisht, jemi në situatë ku pasi plazhi nuk funksionon, mund të themi se gjithçka është rrënuar. Nesër- pasnesër do ta kenë të njëjtin fat edhe objektet e tjera ekzistuese”, deklaroi Dimitar Pendov- ish koncesionar në plazhin e Potpeshit.

Në vend që për qëllime turistike, këto plazhe tani shumë shpesh bëhen vende grumbullimi të grupeve të pandërgjegjshëm të rinjve.

“Kam kaluar shpesh këtu dhe çdo ditë shoh se mblidhen grupe të rinjsh, të pandërgjegjshëm, duke ndezur zjarre. U dëmtuan rrethojat, një pjesë e strukturës së verandës”, tha Dimitar Pendov-ish-koncesionar në plazhin e Potpeshit.

Tash dy vite plazhet e Ohrit nuk janë në koncesion. Pushteti i kaluar lokal i mbylli ato. Në ndërkohë, Qeveria duhej të miratonte plan të veçantë për zhvillimin e bregut të Ohrit, por projekti ngeci. Kreu i Ohrit Pecakov fajëson ekzekutivin për problemin e pazgjidhur.

“Filluan me prishjen e plazheve dhe i nxjerrin jashtë veprimit pa ofruar asnjë zgjidhje për ato ekzistueset dhe pa vendosur se çfarë të bëjnë me to. Ata lanë disa objekte në mëshirë të fatit dhe ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Kirill Pecakov, kryetar i komunës së Ohrit.

Nga ana tjetër, disa prej koncesionarëve po padisin komunën për dëmet që kanë pësuar dhe kërkojnë t’i dëmshpërblejnë për humbjet e pësuara nga mosfunksionimi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button