Plenkovic bën thirrje për ruajtjen e integritetit të Bosnjë-Hercegovinës

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se në asnjë mënyrë nuk duan të shohin tendencë separatiste në Bosnjë e Hercegovinë dhe se “duhet të mbrojmë integritetin dhe funksionalitetin e BeH-së”.

Gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e BeH, Sarajevë, Plenkoviç shprehu shqetësimin që ndjen nga zhvillimet të cilat kanë shkaktuar trazira kohët e fundit në vend.

I pritur nga Zoran Tegeltija, kreu i Këshillit të Ministrave të BeH-së, Plenkoviç duke iu referuar vendimeve të marra në Kuvendin e entitetit serb të BeH-së tha se “Duhet të mbrojmë integritetin dhe funksionalitetin e BeH-së”.

“Në Bosnjë e Hercegovinë kam ardhur si një mik. E gjithë ajo që duam është të shohim një Bosnjë e Hercegovinë që mbron integritetin dhe ku të gjithë popujt që jetojnë në vend kanë të drejta të barabarta”, theksoi Plenkoviç duke shtuar se Kroacia nuk dëshiron të shohë në asnjë mënyrë “tendencë separatiste” në rajon.

Pasi bëri të ditur se Kroacia respekton Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, Plenkoviç tha: “Respektojmë një Bosnjë e Hercegovinë e përbërë nga një vend i vetëm, dy entitete dhe 3 popuj themelues dhe ku të gjithë qytetarët jetojnë paqe”.

Në pyetjen lidhur me deklaratat e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç për Srebrenicën, Plenkoviç tha: “Qëndrimi i Kroacisë lidhur me gjenocidin e Srebrenicës është i qartë. Presidenti Milanoviç e ka theksuar se çfarë ka dashur të theksojë në këtë proces. Nëse shohim deklaratat e mëparshme të Milanoviç-it shohim se nuk ka dilemë për gjenocidin e Srebrenicës”.

  1. Presidenti kroat Milanoviç kishte thënë se përjetimet në Srebrenicë janë gjenocid por që në histori janë përjetuar ngjarje edhe më të këqija se kjo dhe se këtyre ngjarjeve duhet t’i gjendet një emër i ri përveç gjenocidit.

LEXO EDHE:

Back to top button