Plenkoviç: Ndërprerja e negociatave të BE-së me Serbinë është e logjikshme

Plenkoviç: Ndërprerja e negociatave të BE-së me Serbinë është e logjikshme

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç e ka deklaruar “logjike” nismën e Parlamentit Evropian për të kërkuar pezullimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë deri në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke përsëritur se në rrethanat aktuale “nuk mund të ulesh në dy karrige”.

Deputetët duhet ta diskutojnë atë në komitetin e politikës së jashtme të PE në mes të muajit të ardhshëm dhe votimi përfundimtar pritet në nëntor.

Plenkoviç tha në një konferencë për shtyp së bashku me Komisioneren për Kohezion dhe Reforma të Komisionit Evropian, Elisa Ferreira, se PE-ja “lançoi një iniciativë logjike”.

“Në një krizë globale si kjo, në të cilën mund të dallohen saktë dhe qartë e mira nga e keqja, nuk mund të ulesh në dy karrige”, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button