Plot suksese për Dua Lipën këtë vit, regjistroi këngën e fundit për vitin 2020

Që ky ka qenë viti i Dua Lipës kjo është pak por e sigurtë! Ndonëse kanë mbetr edhe 2 javë nga përfundimi i vitit 2020, duket se shqiptarja paska në plan të publikojë edhe një këngë tjetër.

Ajo publikoi së fundmi një selfie në Instastory ku dukej e lodhur teksa ka shkruar “Regjistrimi i fundit për këtë vit. Mbarova.”

Nuk ka ende detaje rreth këtij projekti por jemi të sigurtë se do jetë një mbyllje dinjitoze e vitit.

Pak javë më parë Dua solli një bashkëpunim me Miley Cyrus me titullin “Prisoner”, që po bën namin. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Dua së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

LEXO EDHE:

Back to top button