Policia hoqën uniformat dhe shkuan me qytetarët që bllokuan ardhjen e Patriarkut Porfir dhe klerit të KOS -it

Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”

Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike. Në prag të protestave të sotme, disa oficerë policie hoqën uniformat dhe shkuan te qytetarët që bllokuan qasjet në Cetinje, nga drejtimi i Podgoricës dhe Budvës, në mënyrë që të parandalonin ardhjen e Patriarkut Porfir dhe klerit të KOS -it në fronizimin e Mitropoliti Janik në Manastirin e Cetinjes.

Shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës po e kundërshtojnë ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.

LEXO EDHE:

Back to top button