Muçiqi për Arben Vitinë: edhe e kritikoi edhe e lavdëroi, pati edhe kritika për Albin Kurtin

Muciqi thotë se nuk ka problem për të se ai ishte i pranishëm aty pasi ai nuk ishte në orar të punës. Muciqi gjithsesi kritikoi Vitinë për aspekte tjera dhe po ashtu pati kritika për kryeminsitrin Albin Kurti.

“Vetë prezenca e ministrit është normale pasi edhe ai është njeri. Njerëzit nuk duhet të reagojnë. Ka kërcyer, shumë madje, tere naten. Ka pasur një të afërm. Është normale bre. Nuk shoh asgjë të keqe. Po të kishte shkuar ministri në orar të punës atje do e kisha kritikuar. Nuk jam i thirrur të bëjë kritika tek e fundit pasi e ka jetën e tij e unë timen. E kritikoj për vendime tjera normalisht. Që la kufijtë hapur por vuri orën policore. Normalisht më pengoi edhe deklarata e kryeministrit i cili tha se nuk ka para të na mbajë andaj po i lë lëvizjen e lirë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Për mua është shqetësuese”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button