Policia jep detaje të reja nga gjetja e trupit të të riut nga Kumanova

Policia jep detaje të reja nga gjetja e trupit të të riut nga Kumanova

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marijan Josifovski ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjetjen e trupit të të riut nga Kumanova.

Josifoski deklaron se trupi i të riut është gjetur afër kazermës “Erbina”.

Pamje nga nxjerrja e trupit të Erdon Ramadanit në lumin Vardar

“Në orën 10:40 është gjetur një trup i pajetë i një burri në afërsi të kazermës Erebino, ngjitur me urën e dytë prej betoni.

Trupi duhet të nxirret së shpejti nga uji dhe të bëhet një identifikim zyrtar. Janë thirrur mjeku nga Mjekësia Ligjore dhe prokuror publik”, njofton Marjan Josifoski.

Më herët për gjetjen e trupit të të riut të aksidentuar nga Kumanova njoftoi edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova (Video)

Ditëve të fundit përveç policisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim, në kërkim të djaloshit që u aksidentua ditë më parë, ishin përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe persona vullnetarë.

LEXO EDHE:

Back to top button