Trupi i pajetë i Erdon Ramadanit, i identifikuar nga familja do t’i nënshtrohet edhe autopsisë

Trupi i pajetë i Erdon Ramadanit, i identifikuar nga familja do t'i nënshtrohet edhe autopsisë

Pas gjetjes së një trupi të pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 10:40 në ujërat e lumit Vardar në afërsi të kazermës Erebino, familjarët kanë identifikuar dhe njohur Erdon Ramadanin. Ai është 22-vjeçari nga Kumanova i cili më 27 shtator ra nga ura në afërsi të fshatit Zhelinë.

– Pas gjetjes së trupit, identifikimi është kryer nga familjarët më të afërt. Ekzaminimi është kryer nga mjeku i Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit, ka bërë të ditur Marjan Josifoski, zëdhënës i RSV Tetovë.

Pas kërkimeve pesëditore, trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga policët e  Tetovës në ujërat e lumit Vardar në afërsi të një ure betoni në afërsi të kazermës Erebino.

Ditët e fundit në kërkim të të riut nga Kumanova kanë marrë pjesë përfaqësues të disa institucioneve, ku janë përfshirë edhe zhytës dhe qen gjurmues.

LEXO EDHE:

Back to top button