Poligraf: Dezinformata të Putinit dhe propagandës ruse për atë se kush e filloi luftën në Ukrainë

Poligraf: Dezinformata të Putinit dhe propagandës ruse për atë se kush e filloi luftën në Ukrainë

Një vit pas agresionit ushtarak kundër Ukrainës, Rusia vazhdon me dezinformatat për atë se kush e nisi dhe kush po e kryen agresionin.

 

Më 21.02.2023, presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin, në fjalim para Asamblesë Federale, deklaroi: “Ata e filluan luftën, e ne përdorim forcë për ta ndalur atë”. Më tepër media e transmetuan këtë pretendim në mënyrë jokritike, duke e theksuar në tituj.

Një ditë më parë, Аmbasada ruse postoi në Facebook pretendimin për “agresion kundër Rusisë në teatrin ukrainas të aksioneve ushtarake”. Pretendime për “agresion kundër Rusisë” botoi edhe MPB-ja ruse, si dhe mediat e propagandës ruse Tass dhe Interfax.

Edhe portali “Kumanovski muabeti” më 20.02.2023 botoi artikull ku citohen informacione nga “Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme” të Rusisë “gjatë periudhës së agresionit kundër Rusisë nga dhjetori 2021”.

Mirëpo, pretendimet e tilla janë të pavërteta. As Ukraina e as Perëndimi nuk kanë kryer agresion kundër Rusisë që nga dhjetori 2021. Përkundrazi, më 24.02.2022 Rusia nisi agresion kundër Ukrainës, i cili më 02.03.2022 u dënua edhe me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në Poligraf veçmë kemi botuar kronikë që i përgënjeshtron këto dezinformata ruse.

Edhe EUvsDisinfo, në artikullin: “Dezinformatë: Ukraina e nisi luftën para një viti” bën me dije se “Putini nisi invazionin mbi Ukrainën më 24 shkurt 2022”.

Siç thekson edhe Vërtetmatësi, narrativi se “Perëndimi filloi luftën në Ukrainë, Rusia vetëm po mbrohej” është një narrativ dezinformues.

Roli i mediave dhe gazetarëve nuk është të përcjellin dezinformatat e Rusisë agresore, e cila pretendon pa bazë se është viktimë e agresionit ushtarak. Përkundrazi, detyra e tyre është të publikojnë informacione të verifikuara, që të mos bëhen përhapës të dezinformatave dhe bashkëfajtorë në cenimin e të drejtave të njeriut të viktimave të agresionit ushtarak kundër Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button