“Poligraf”: Kush përhapi dezinformata të reja me lajm të vjetër për shpërthime në veri të Kosovës?

“Poligraf”: Kush përhapi dezinformata të reja me lajm të vjetër për shpërthime në veri të Kosovës?

Lajm i vjetër – dezinformatë e re. Kjo është mënyrë e shpeshtë që e përdorin disa Fejsbuk faqe për të rritur lexueshmërinë dhe klikimet, duke dezinformuar publikun.

I tillë është rasti me lajmin për tre shpërthime të fuqishme në veri të Kosovës, të cilin më 16 mars 2024 e botuan Fejsbuk faqet në gjuhën shqipe “Aktualitete”, “Tradita Shqiptare” dhe “Jeta dhe Shëndeti”. Në postimet e këtyre faqeve shkruan: “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri – Lajmin e plotë në koment”.

Mirëpo, lajmi i shpërndarë në komentet e këtyre postimeve është lajm i vjetër, i botuar më 19 nëntor 2023 nga uebfaqja topnews226.com.

Siç bënë me dije verifikuesit e fakteve të “Kallxo.com”, i njëjti postim është shpërndarë edhe më 20 shkurt 2024 në disa faqe në Fejsbuk. Mirëpo, siç informuan ata, në muajt shkurt dhe mars 2024 nuk kanë ndodhur shpërthime në veri të Kosovës. “Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani për Krypometër ka thënë se në data kur janë publikuar lajmet (20.02.2024 dhe 16.03.2024) nuk kanë ndodhur shpërthime në veri”, shkruan Kallxo.com.

Se bëhet fjalë për lajm të vjetër 4 muaj, vërtetohet edhe nga kërkimi në grumbulluesin e lajmeve në gjuhën shqipe fax.al.

Edhe ky rast tregon se publiku duhet të ketë shumë kujdes me lajmet e sensacionaliste që shpërndahen në rrjetet sociale, të cilat në tentim për të rritur lexueshmërinë, mund të krijojnë shqetësim dhe panik te publiku.

LEXO EDHE:

Back to top button