“Poligraf”: Si reaguan mediat shqipe dhe maqedonase ndaj lajmit të rremë për vetëvrasjen e futbollistit Alvesh?

“Poligraf”: Si reaguan mediat shqipe dhe maqedonase ndaj lajmit të rremë për vetëvrasjen e futbollistit Alvesh?

Një postim i gazetarit brazilian Paulo Albuquerque në rrjetin social “X”, i cili shpërndau lajm të rremë për gjoja vetëvrasjen e futbollistit të njohur Dani Alvesh në burg, u transmetua në mënyrë joetike dhe joprofesionale në titujt e më shumë mediave.

Për shembull, më 9 mars 2024, portali Ora News.tv botoi lajmin me titullin sensacionalist: “Lajmi i gazetarit brazilian trondit rrjetin: Dani Alves ka vrarë veten në burg”. Edhe portali Syri.net e botoi këtë përmbajtje me tekst dhe titull pothuajse identik.  Të nesërmen, edhe portali Zëri.ai e botoi lajmin me titull “Trondit gazetari: Dani Alvez ka vrarë veten në burg”.

Edhe pse titujt lajmëruan për ngjarjen tragjike, në tekstet thuhet se ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë lajm, dhe se “Në orët në vijim pritet që gjithçka të qartësohet në qoftë se me të vërtet kemi të bëjmë me një ngjarje tragjike apo me një informacion jo të saktë të shpërndarë nga gazetari brazilian”.

Vërtetë, shpejtë u qartësua se ky lajm është i rremë. Shumë media në gjuhën shqipe e transmetuan reagimin përplot emocione nga vëllai i futbollistit të njohur, i cili e përgënjeshtroi dezinformatën. Për lajmin e rremë për Dani Alveshin raportuan edhe mediat maqedonase.

Çfarë thonë rregullat etike të gazetarisë për këso rastesh? Në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë thuhet se gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara, dhe se mënyra e informimit në raste të fatkeqësive dhe tragjedive duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi.

Mediat që e botuan lajmin e rremë sensacionalist për Dani Alveshin bënë shkelje të rënda etike. Mirëpo, është për t’u lavdëruar fakti se shumica e mediave nuk ranë pre e lajmit të rremë dhe e përgënjeshtruan atë, duke kryer detyrën e tyre profesionale për informim të saktë të publikut.

LEXO EDHE:

Back to top button