Ukraina ka bërë të ditur se në kuadër të këmbimit të të burgosurve ka rikthyer 215 ushtarë, derisa i ka dorëzuar Rusisë 55 të tillë, përfshirë politikanin pro-Moskës, Viktor Medvedchuk. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se pesë komandantë ushtarakë, duke përfshirë liderët e mbrojtjes në fabrikën e çelikut Azovstal, janë dërguar në Turqi, në kuadër të një operacioni që është përgatitur paraprakisht, dhe për të cilin është pajtuar presidenti turk. Në mesin e 55 të burgosurve të dërguar në Rusi ka qenë edhe Viktor Medvedchuk, ish-ligjvënës ukrainas dhe aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë Zelensky. Medvedchuk është mbajtur nën arrest shtëpiak prej majit të vitit 2021, nën akuzat për tradhti. Ky është këmbimi më i madh i të burgosurve prej nisjes së luftës në fund të muajt shkurt./Alsat.mk
414 1 minute read








