Në emisionin e fundit në “Pasqyra e Shëndetit” në Alsat, u diskutua për “Lëkurën e thatë gjatë dimrit”, ku mbi këtë fenomen foli dermatologia Nora Pollozhani.
Ajo tha se është tipike që për stinën e dimrit problem më i shpeshtë të jetë tharja e lëkurës, shkruan Alsat.
“Tharja e lëkurës në dimër është si rezultat i faktorit të jashtëm, që do të thotë është i ftohti, është era e cila në periudhën e dimrit është goxha prezentë, gjithashtu edhe lagështia e ajrit, tharja e saj jo vetëm jashtë por edhe brenda, dhe gjithë këto faktorë ndikojnë që lëkura ti dëmton ato shtresat sipërfaqësore të cilat e mbrojnë”, tha Pollozhani.
Ajo thekson se te mosha më e vjetër për shkak të moshës disa faktorë të lëkurës gjithashtu dobësohen dhe humbin, ose alterohen, dhe si pasojë e kësaj ajo lëkurë ka nevojë më shumë për përkujdesje sidomos gjatë dimrit./Alsat.mk








