Pompeo viziton Kroacinë, paralajmëron heqjen e vizave për kroatët

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, arriti në Dubrovnik të Kroacisë në kuadër të një turneu evropian.

Pompeo u tha gazetarëve se ai ka dalë negativ për koronavirus dhe se ai ndihej mirë. Komentet për shëndetin e tij u bën pasi të premten në mëngjes, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u testuan pozitiv për koronavirus.

Pompeo, gjatë qëndrimit në Dubrovnik u takua me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se qytetarët kroatë së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, transmeton agjencia kroate Hina.

“Ka ende punë për të bërë, dokumentet, çështjet administrative duhet të zgjidhen, disa duhet t’i bëjmë ne, edhe disa u takojnë kroatëve”, tha Pompeo.

Pompeo gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Kroacia të mos u dorëzojë projekte strategjike kinezëve, sepse siguria kombëtare duhet të jetë një përparësi dhe nuk duhet të rrezikohet.

Pompeo është zyrtari më i lartë i administratës amerikane që viziton Kroacinë, që kur Donald Trump u bë president. Në Kroaci, më 2012 kishte qëndruar ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

LEXO EDHE:

Back to top button