Popoviq: Punëtorët me honorar të Qeverisë nuk kryejnë detyra jo standarde, emrat mund të ishin njoftuar edhe më herët

Misha Popoviq, nga Instituti për Demokraci, në emisionin e sotëm  “360 Gradë” në Alsat, vlerëson se nuk ëashtë e domosdoshme që Qeveria të mos i zbulojë emrat e punonjësve me honorar sepse nuk bëhet fjalë për njerëz që kryejnë detyra jo standarde. Sipas Popoviq, testi i dëmit, i cili sipas Qeverisë duhet të ishte kryer para vendimit të mundshëm për të zbuluar emrat e punonjësve me honorar, nuk është detyrë komplekse dhe mund të ishte kryer më shpejt.

Testi i dëmit është punë relativisht e thjeshtë. Nuk mundet për një javë mos e kuptoni që dikush që ndihmon në  PR, ose në sigurimin e transmetimit … interesi publik mbizotëron mbi mbrojtjen e privatësisë. Flasim për raste në të cilat bëhet fjalë për përforcime standarde të nevojave të personelit qeveritar. Unë nuk shoh këtu ndonjë kompleksitet të madh, kjo mund të ishte bërë shumë më herët,” tha Popoviq.

LEXO EDHE:

Back to top button