Pos Sarrazinit, sot në Kosovë vjen edhe zyrtari i lartë i NATO-s
Pos Sarrazinit, sot në Kosovë vjen edhe zyrtari i lartë i NATO-s
Sot në Kosovë vjen përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Pos tij, në Kosovë për vizitë do të qëndrojë edhe ndihmës-sekretari i Përgjithshëm për Operacionin e NATO-s, Thomas Goffus.
Për këtë të fundit, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.
Ndërkaq për vizitën e Sarraznit, Ambasada Gjermane tha se emisari do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet.
“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.
Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.