Pranohen kërkesat e sektorit të biznesit për energjinë elektrike, ja kur pritet të hyjnë në fuqi 

Pranohen kërkesat e sektorit të biznesit për energjinë elektrike, ja kur pritet të hyjnë në fuqi 

Gazetare: Evi Shkopi

Janë pranuar shumica e kërkesave që sektori i biznesit në fushën e energjetikës i drejtoi Qeverisë dhe zbatimi i të njëjtave pritet të bëhet që nga 1 gushti, shkruan Alsat.

Një ndër katër pikat është edhe rritja e prodhimit të energjisë elektrike, në drejtim të rritjes së prodhimit vendas.

Kryetari i Asociacionit të Energjisë Koço Angjushev, kërkoi që në sistemin energjetik të përfshihen edhe fotovoltaikët dhe hidrocentralet e vogla

“Nisma jonë është që energjia të kthehet vetëm për industrinë, në mënyrë që ekonomia maqedonase, e cila është në tregun e lirë, të marrë rreth 7-8 për qind të energjisë në vit, me çmime të pranueshme. Masa e dytë që po kërkojmë është që Qeveria përmes kompanive të saj, në radhë të parë MEPSO-s, në bashkëpunim me qeveritë e vendeve fqinje, Serbisë dhe Bullgarisë, të komunikojnë se gjatë dimrit kufijtë për importin e energjisë elektrike nuk mbyllen, se do të ishte jashtëzakonisht e pafavorshme për të gjithë sistemin energjetik dhe do të çonte në pasoja që do të ishin më të rënda”, tha Koço Angjushev- kryetari i Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i pyetur rreth krizës energjetike tha se tashmë janë siguruar 100 milionë euro nga BERZH për EMV-në për përballimin e krizës, me qëllim që të rritet likuiditeti i EMV-së për blerjen e naftës, qymyri dhe energjia elektrike, duke shtuar se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.

Ai tha se opozita duhet të jetë konstruktive gjatë miratimit të masave.

“1.1 milionë ton tashmë janë siguruar për REK BITOLA, rreth 500 mijë tonë për  Osllomej-n, që do të thotë se pritshmëritë tona janë  që REK Manastiri  diku nga fillimi i tetorit do të punojë me tre blloqet, dhe Osllomej me kapacitet të plotë, duke pasur parasysh se ka vetëm një bllok. Apeloj që të gjithë ne të kursejmë sa më shumë energji që kapacitetet vendase t’i plotësojnë nevojat, por edhe të kursejmë dhe t’u japim kompanive që janë në tregun e lirë”, u shpreh Kreshnik Bekteshi- ministër i Ekonomisë.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, tha se për KRRE janë të pranueshme të gjithë kërkesat e Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë në Odën Ekonomike./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button