Prej sonte në mesnatë shtrenjtohen derivatet e naftës


Çmimet e karburanteve nga mesnata rriten për 1.5% krahasuar me javën e kaluar. Çmimet e reja në shtatë ditët e ardhshme sipas KRRE-së shënojnë rritje nga gjysmë deri në 1.5 denarë. Çmimi i shitjes së Eurosuper-98 rritet për 0.5 denarë dhe nga mesnata do shitet për 63.5 denarë për litër. Çmimi i Eurosuper 95 dhe dizelit rriten për 1 denarë dhe prej nesër do shiten për 61.5 gjegjësisht 53.5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri është 53 denarë për litër.

Çmimet e karburanteve

Eurosuper 98 63,5 den
Eurosuper 95 61,5 den
Eurodizel 53,5 den
Vaji ekstra i lehtë 53 den

Nga KRRE-ja vlerësojnë se në periudhën e ardhshme nuk presin ndryshime të mëdha të çmimeve. Sipas tyre, çmimet për momentin janë të qëndrueshme.

Do të ecim në këto korniza që i kemi tani, me zhvendosje të vogla teposhtë ose përpjetë. Kuptohet, në këto rrethana s’mund të parashihen zhvillimet sepse askush nuk priste të ketë ulje të çmimit të benzinës dhe dizelit në mars dhe prill prej 6 apo 7 denarë, që historikisht nuk mbahen mend në vendin tonë – deklaroi Marko Bislimovski- kryetar i KRE-së.

Ngadalë situata po stabilizohet edhe në nivel global, shprehet për Alsat Bislimovski. Sipas tij është interesante që kur në mediat botërore publikohen lajme se problemi me pandeminë po zvogëlohet, atëherë çmimi në bursa rritet, dhe e kundërta.

“Çmimi i naftës në bursat botërore vitet e fundit shënon turbulenca të shumta. Kështu që, në vitin 2015-të një fuçi shitej për 40 dollarë, vitin e shkuar çmimi arriti në 70 dollarë për 1 fuçi. Qytetarët e Maqedonisë nga fillimi i vitit deri më tani paguajnë për 40% çmime më të lira për 1 litër benzinë”.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button