Presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian. Greqia dhe katër vende të tjera të Bashkimit Evropian – Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008.

 

LEXO EDHE:

Back to top button