Princi Philip nuk dëshiron ta festojë 100-vjetorin, por s’mund t’i shpëtojë kësaj dhurate nga mbretëresha Elizabeta

" "

Në muajin qershor të vitit të ardhshëm, Princi Philip do të mbushë plot 100 vite jetë dhe kjo është padyshim një ditë e shënuar për gjithë pallatin mbretëror. Mirëpo, Princi nuk dëshiron të bëjë festë të madhe për ditëlindjen e tij dhe ka kërkuar të mos bëhet asnjë organizim, ashtu siç e do tradita.

Pavarësisht kësaj, Princi Philip nuk mund t’i shpëtojë “dhuratës” nga partnerja e tij, Mbretëresha Elizabeth. Ajo i dorëzon një telegraf urimi secilit person brenda vendit që feston 100-vjetorit dhe kësaj here do t’ia dhurojë partnerit të saj!

Këtë vit, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip festuan 73-vjetorin e martesës, teksa ishin të karantinuar në kështjellë për shkak të pandemisë. Kur Elizabeth dhe Philip u martuan, askush nuk do të vinte bast për një të ardhme kaq të ndritur për ta.

Bashkimi i tyre, për të cilin u fol shumë, fillimisht u pengua për shkak se është konsideruar i papërshtatshëm prej faktit që ai ishte i huaj  ishte princ i Greqisë, por për dashuri ai hoqi dorë nga titujt e tij, dhe faktit që motrat e tij ishin martuar me aristokratët afër nazizmit.

73 vjet më vonë, ata shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit. Ata kanë 4 fëmijë: Carlo , trashëgimtari i fronit, Anna , Andrea dhe Edoardo.

LEXO EDHE:

Back to top button