Prishtina ndez dritat e festave

Në prag të festave të fundvitit, kryeqyteti i Kosovës ka ndezur dritat dekoruese në sheshin kryesor.

Ndezja e dritave këtë vit u bë më  herët se zakonisht. Dekorimet në sheshin e Prishtinës i kanë kushtuar komunës 50 mijë euro.

Këtë vit pritet të mbahet festivali i përvitshëm “Verë n’dimër”, ku për këtë aktivitet janë vendosur 26 shtëpiza në sheshin “Skënderbeu”.

Për shkak të pandemisë, nuk dihet nëse do të lejohet që nata e ndërrimit të viteve të festohet në shesh.

LEXO EDHE:

Back to top button