Privohen nga liria 18 shoferë, 17 pa patentë dhe një nën ndikimin e alkoolit

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, policia ka privuar nga liria 18 shoferë për shkelje të rënda të rregullave në komunikacion. Prej tyre, 17 persona janë ndaluar pasi kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa një shofer është arrestuar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 18 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”. Prej tyre, 17 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi (pesë në Shkup, tre në Prilep dhe nga një person në Manastir, Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Vallandovë, Gjevgjeli, Veles, Negotinë dhe në Tetovë dhe rrethinë). Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar një shofer në fshatin Dulicë, Komuna e Makedonska Kamenicës, i cili ka shkaktuar edhe një aksident trafiku me dëme materiale. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse”, njoftoi MPB.

MPB u bëri apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.

LEXO EDHE:

Back to top button