Producenti bëhet baba në moshën 70-vjeçare

Burime të shumta për US Weekly, konfirmojnë se këngëtarja Katharine McPhee është shtatzënë. McPhee, 36 vjeç dhe David Foster, 70 vjeç, nisën romancën e tyre në vitin 2017 dhe u shfaqën në publik një vit më vonë në Met Gala.

David ka pesë vajza nga marrëdhëniet e tij të mëparshme, përfshirë vajzën e tij të madhe, Allison Jones Foster, e cila lindi kur ai ishte 20 vjeç, por u dha për birësim. Më pas, ata u ritakuan dhe rikrijuan marrëdhënien e tyre, më vonë, kur ajo ishte e rritur. Producenti mirëpriti vajzën e tij të dytë, Amy S. Foster, tani 44 vjeç, me gruan e tij të parë, këngëtaren BJ Cook, me të cilën ishte i martuar nga vitin 1972 deri në vitin 1981.

Ai ka Sarën, 37 vjeç, Erin, 35 vjeç dhe Jordan, 32 vjec, me gruan e tij të dytë, Rebecca Dyer, me të cilën ishte martuar nga viti 1982 në 1986-ën.

Foster nuk ka fëmijë me gruan e tij të tretë, Linda Thompson, me të cilën ishte martuar nga viti 1991 deri në 2005-ën dhe as me gruan e tij të katërt, Yolanda Hadid, me të cilën u divorcua në maj të vitit 2017.

Një nga vajzat e David, Sara, shprehet se ajo dhe vëllezërit e motrat e saj janë mbështetëse të marrëdhënies së babait të tyre me McPhee.

“Ne miratojmë këdo që tregohet e mirë me babanë tim. Në fund të ditës, jemi vërtetë të sinqertë për këtë. Nëse do të kishte diçka që nuk shkonte, nuk do dilnim të flisnim kaq hapur. Ne thjesht duam dikë që do ta trajtojë mirë dhe mendoj se ajo e bën vërtetë këtë.”

Katharine McPhee, ndërkohë, ka qenë e martuar më parë me David Cokas, nga vitit 2008 në 2016-ën. Ky do të jetë fëmija i saj i parë.

LEXO EDHE:

Back to top button