Prof. Petreski: Efikasitet i lartë në ndihmat shtetërore përmes mekanizmit FITR

Ndihma për kompanitë shtetërore të ofruara përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FITR) është shumë më efikase krahasuar me fondet e siguruara përmes Planit të Rritjes Ekonomike, tha në paraqitjen e mbrëmjes së sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Profesor Marjan Petreski.

Rezultatet tregojnë se nga 12 indikatorë të matur, shtatë janë pozitivë në ndihmën e dhënë përmes FITR, në lidhje me Planin e Rritjes Ekonomike. Pra, për shkak të ndihmës, kompanitë që morën një grant përmes Fondit, përmes këtij programi specifik, arritën shitje më të mëdha, produktivitet më të madh të punës, investime më të mëdha në teknologji, fitime më të mëdha, likuiditet më të madh dhe pjesë më të madhe të tregut ”, tha profesori Petreski.

LEXO EDHE:

Back to top button