Projekti për Kampusin e UNT-së, BDI: Film propagandistik

Projekti për Kampusin e UNT-së, BDI: Film propagandistik

BDI-ja e quan film propagandistik promovimin e një dite më të projektit për Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”. Sipas tyre, për këtë projekt, mungojnë paratë në buxhetin e vitit 2026 andaj dyshojnë se realizimi mund të zgjasë më shumë sesa që u premtua.

“Kampusi sipas kontratës duhet të përfundojë në vitin 2029. Kjo do të thotë se çdo vit duhet të investohen rreth 7 milionë euro. Ndërsa faktet flasin se në buxhetin për vitin 2026, Qeveria ka paraparë jo më shumë se 55 milionë denarë, ose rreth 900 mijë euro. Pra, për këtë vit janë siguruar plotë 2.6 për qind e vlerës së projektit. Me këtë ritëm, kampusi nuk do të përfundojë në vitin 2029. Ai do të përfundojë në vitin 2061. Kjo do të thotë qartë: studentët e sotëm nuk do ta shohin këtë kampus; ndoshta do ta shohin fëmijët e tyre”, deklaroi Reshat Ahmeti, Sekretar i Arsimit dhe Shkencës, Çair. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button