Prokuroria e Speciales nuk jep datë për përfundimin e hetimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Dhomave të Specializuara nuk dha një datë të fundit për përfundimin e hetimeve.

“Përpjekjet tona hetimore do të përcaktohen edhe nga rregullat që parashikojnë fazat e procedurave. Përdorimi i deklaratave të dëshmitarëve kërkojnë autorizim dhe leje. Kjo siguron që përgatitja të mos ndërpritet kur ndërkohë përputhet edhe me përvojat e tribunaleve tjerë që hetimet mund të vazhdojnë”.

Prokuroria tha se ka ka shumë arsye në interes të drejtësisë se pse afatet lejohen që të vazhdojnë, njofton Klan Kosova.

“Kjo lidhet edhe me faktin se nga shtimi i dëshmitarëve që deri tani kanë guxim deri te zbulimi i materialeve të rëndësishme që kanë qenë të fshehura apo që lidhen me kredibilitetin e dëshmitarit.

Pra, janë çështje që duhet shikuar. Këto janë disa nga të cilat justifikojnë mandatin e vazhdimit të hetimeve”.

“Jemi në dijeni të shqetësimeve që kanë dalë kur hetimet e gjata pas aktakuzës janë parë si arsye për vonesën e fillimit të hetimit. Prokuroria kërkon një datë ku hetimet e mëtejshme do të kërkonin lejen gjyqësore dhe në këtë mënyrë do të kufizonin hetimet e mëtejshme”.

Prokuroria shkurt ka thënë se nuk është në gjendje për të parashikuar fundin e hetimeve duke arsyetuar se s’do të ndikojë keq në objektivin tonë për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button