Prokuroria: Hetimet në Deçan, jo të lehta

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”. Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit – rreth 100 kilometra larg Prishtinës. Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist. Prokuroria tha se njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar. Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button