Propozim/ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte kaloi leximin e parë

Propozim/ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte kaloi leximin e parë

Gazetar: Adnan Qaili

Propozim ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte të produkteve ushqimore dhe bujqësore kaloi në lexim të parë në Kuvend. Debat i nxehtë u zhvillua në komisionin amë, përkatësisht në Komisionin për Çështje Evropiane, ngaqë Ministria Ekonomisë e ka propozuar me flamur evropian. Zëvendësministri i Ekonomisë Zoran Manevski, tha se ky ligj pritet t’i jap fund keqpërdorimeve në zinxhirin tregtar, të cilat nga shitja me pakicë i kanë pësuar më së shumti qytetarët me çmime më të larta se sa kanë qenë real.

“Me këtë propozim ligj pritet të eliminohet tregtia joproporcionale nga një tregtar në tjetrin por të harmonizohet kostoja nga njëri tregtar në tjetrin. Pagesat që bëhen tani në raport me tregtarin dhe furnitorin që seriozisht ndikojnë në çmimet e shitjes me pakicë vlerësohet praktikë e ndaluar jo korrekte”, tha Zoran Manevski, Zëvendësministër i Ekonomisë.

Por, propozimi hasi në kundërshtime të shumta nga opozitarja VMRO-DPMNE. Deputeti i tyre, Antonio Milloshovski tha se ky ligj është i vonuar nga që në 5 vitet më të vështira të pandemisë dhe krizës ekonomike post-kovid qytetarët e pësuan me kosto të lartë të jetesës shkaku i inflacionit dyshifrorë. Ai akuzoi pushtetin se qëllimisht nuk ka intervenuar, siç kanë marrë vendime vendet e BE-së nga 2019 për parandalimin e tregtisë jokorrekte dhe konsumatorët janë lënë në mëshirë të tregtarëve të pangopur.

“Inflacionin nuk arritën ta fitojë qeveria e BDI-LDSM, por iu konvenonte norma inflacionit sepse në atë mënyrë iu kanë marr qytetarëve një tatim të pashkruar dhe në mënyrë plotësuese tregtarëve dhe marketeve iu është marrë më tepër se taksa që është dashur të përfshihen këto produkte ushqimore. Mendoj se sjellja e këtij ligji është i mirë, por i vonuar për shkak të politikave tuaja jokorrekte ndaj konsumatorit final që janë qytetarët që i harruat nga 2019 dhe i varfëruat me inflacion të lartë që nuk deshët ju ta ndaloni”, deklaroi Antonoi MIlloshoski, deputet VMRO DPMNE.

Sipas kritikave të deputetëve në komisionin amë, me ligjin e ri rregullohen raportet ndërmjet tregtarëve dhe furnitorëve, por nuk mbrohet interesi i prodhuesve vendor dhe nuk specifikohen çmimet blerëse për konsumatorët. Me ligjin e ri, forcohen kompetencat e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, autoritet i cili në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet ti harmonizojë dispozitat dhe të bëj kontrollet në teren. Në periudhën kur inflacioni ishte dyshifror çmimet e ushqimeve bazë dhe artikujt tjerë të konsumit ditor arritën në marzhën e fitimit deri në 30-40% të tregtarëve në kurriz të qytetarëve. Me ligjin e ri kufizohet marzha e fitimit jo më shumë se 10%, që pritet të stabilizoj çmimet me pakicë në dobi të qytetarëve. Pasi të kalojë të gjitha filtrat në kuvend, ligji pritet të miratohet në muajin mars. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button