Propozimi për qeverinë e re, nesër në Kuvend


Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev nesër do ta dorëzojë në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, në rast se deri atëherë do të mbarojnë procedurat parlamentare për ministrat që do të japin dorëheqje nga posti i deputetëve dhe pasi të verifikohen mandatet e atyre që do t’i zëvendësojnë. Këtë për Alsat e konfirmoi vetë mandatari, Zaev.

Nëse sot përfundojnë procedurat për verifikimin e mandateve të deputetëve, që janë të fundit në lista, atëherë nesër do ta propozoj Qeverinë para Kuvendit”-tha Zoran Zaev, mandatar për Kryeministër.

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti konfirmoi përplasjet e brendshme partiake për ndarjen e posteve ministrore. Tha se do ta votoj qeverinë e re pavarëisht se ka vërejtje për një pjesë të propozimeve. Edhe pse nuk publikoi emrar, jozyrtarisht bëhet fjalë për Artan Grubin dhe Bujar Osmanin.

Kam vërejtjet e mia, kemi debatuar thellësisht dhe kur absorbohet debati dhe argumentimi, për mua fjala e fundit është e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. Pra nuk dua që unë të kontribuoj për rrënimin e një Qeveria që ka pëlqimin e partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE…Pra do ta votoj Qeverinë me vërejtjet që kam”-pohoi Izet Mexhiti, BDI.

Ndryshe nga Mexhiti, deputeti dhe ministri aktual i BDI-së, Arbër Ademi mohoi të ketë pasur dallime brenda BDI-së për ndarjen e posteve ministrore.

Nuk ka pasur dallime që të ketë tejkalim të dallimeve. BDI gjithmonë është zhvilluar, është rritur në frymën demokratike dhe një debate të frytshëm, të brendshëm”-theksoi Arbër Ademi, BDI.

Ndërsa deputeti dhe Ministri aktual, Naser Nuredini për përplasjet u shpreh shkurt: “Nuk di gjë”.

Nuk di gjë”-tha Naser Nuredini, BDI.

Nga BDI-ja hodhën poshtë zërat se shkaku i përplasjeve do të ketë ndryshime në ndarjen e resoreve. Thanë se lista e ministrave të BDI-së tashmë është publikuar dhe se të njëjtën do ta mbështesin të gjithë.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button