Protesta anti-Vuçiç në Tiranë, vijon djegia e flamujve serbë

Protestues të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas djegieve të flamujve në shesh, kanë djegur disa nga flamujt serbë të vendosur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në  Tiranë. Flamujt serbë janë vendosur me rastin e vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.

Protestuesit e mbledhur para selisë së PD, përveç parullave kundër Vuçiç kanë lëshuar etiketime dhe për kreun e PD duke thirrur “Basha ik”.

Vuçiç gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.

Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:

Back to top button