Protesta për “Monstrën”, ASH-AAA: Shqetësuese ndalimi i të miturve nga ana e MPB-së

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar pas raportimeve se policia ka ndaluar disa të mitur që kanë marrë pjesë në protestën e e 29 janarit për rastin “Monstra”. ASH-AAA kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski si dhe përgjegjësi nga kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi.

Reagimi i plot i koalicionit ASH-AAA:

Sipas informacioneve që kemi marrë nga aktivistë tanë dhe qytetarë, kuptojmë se disa djem të rinj janë marrë nën masë arresti, kryesisht nga Shkupi dhe rrethina, kjo me arsyetimin se kanë marrë pjesë në protestën për rastin ,,Monstra”, që u mbajt javën e kaluar. Koalcioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për faktin se në mesin e atyre që janë marrë nën arrest dhe në pyetje informative ka edhe persona të mitur. Prandaj e pyesim ministrin e Policisë, Oliver Spasosvski, se si është e mundur që fëmijë të merren në pyetje informative? Në çfarë shteti po jetojmë? Në një shtet normal për veprime të këtilla bie Qeveria, kurse dorheqja është minimumi që duhet ta bëjë një ministër i Policisë. Koalicioni Aleanca dhe Alternativa, përmes deputetëve të tij, do të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke njoftuar OSBE-në, ambasadorin e BE-së, Ambasadën e SHBA-së dhe Komitetin e Helsinkut për këto shkelje të rënda të të drejtave qytetare, që janë të garantuara edhe me Kushtetutë. Me këtë rast i bëjmë thirrje kryeministri Zaev, ministrit Spasovski dhe zv.të tij, Nazim Bushi, që të heqin dorë nga kjo politikë dhe logjikë diktatoriale, t’i lënë të qetë qytetarët që ta shprehin mendimin e tyre lirshëm, ashtu siç e garanton ligji dhe kushtetuta e vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button