Pse kinezët po hapin një gropë 10000 metra të thellë?

Pse kinezët po hapin një gropë 10000 metra të thellë?

Kina nisi një udhëtim në thellësitë e paeksploruara të planetit tonë. Javën e kaluar aty filloi shpimi i një tuneli që do të shkojë 10 mijë metra nën koren e Tokës.

Vrima ndodhet në shkretëtirën Taklamakan në rajonin Xinjiang dhe projekti do të përdorë pajisje që peshojnë 2000 tonë metrikë për të shpuar 10 shtresa të tokës. Përfundimisht vrima do të kalojë përmes sistemit të Kretakut, një seksion me shtresa që daton 145 milionë vjet më parë. Vlerësohet se do të nevojiten 457 ditë për të përfunduar projektin.

– Shpimi i kësaj vrime 10,000 metra të thellë është një përpjekje e guximshme për të eksploruar pjesët e panjohura të Tokës dhe për të shtyrë kufijtë e njohurive njerëzore – theksuan ekspertët e përfshirë në projekt.

Aktualisht, gropa më e thellë e hapur në planet është në Rusi dhe është 12,262 metra e thellë.

Kina është e uritur për burime natyrore, duke përfshirë mineralet dhe naftën, të cilat janë të bollshme aty ku ndodhet vrima. Në janar, zyrtarët kinezë theksuan rëndësinë e gjetjes së burimeve për lëndët e para dhe energjinë për të reduktuar varësinë nga jashtë. Përveç potencialit për të zbuluar burime natyrore, gërmimi i thellë në Tokë mund t’i sjellë Kinës një kuptim më të mirë të aktivitetit sizmik dhe rreziqeve të fatkeqësive natyrore.

LEXO EDHE:

Back to top button