Pse Steve Jobs nuk i la trashëgimi fëmijëve të tij?
Pse Steve Jobs nuk i la trashëgimi fëmijëve të tij?
Kanë kaluar 12 vite nga vdekja e Steve Jobs, themeluesit të Apple dhe “babait” të iPhone. Ai vuante nga kanceri i pankreasit, që nuk shërohet kurrë.
Jobs ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë: Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit.
Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu për shumë vite. Për të “kompensuar” faktin që nuk e njohu, ai i la një trashëgimi të majme.
Për më tepër, një tjetër nga arsyet pse tre fëmijët e Steve Jobs nuk morën trashëgimi ishte se të tre janë profesionistë të suksesshëm në fushën e tyre dhe nuk kishin nevojë për ato para.