Pse vajtojmë kur vdes një personazh i famshëm?

Miliona njerëz janë duke mbajtur zi për vdekjen e aktorit Matthew Perry së fundmi.

Fansat e serialit të njohur Friends, në të cilin luajti Perry, i kanë bërë homazhe atij në rrjetet sociale, me disa që erdhën në ndërtesën ku “jetuan” gjashtë të njohurit për të shprehur trishtimin e tyre për vdekjen e tij.

Vdekja e një njeriu të famshëm mund të çojë në emocione të komplikuara, shpjegojnë terapistët.

“Është krejtësisht normale të pikëllosh vdekjen e një personi të famshëm dhe shumica prej nesh janë prekur nga humbja e dikujt të famshëm në një moment”, tha terapistja Nicolette Leanza për The Post.

Megjithëse shumica e fansave nuk e kanë takuar kurrë Perry-n, terapistja Aniesa Hanson thotë se ne shpesh krijojmë lidhje të thella dhe emocionale me të famshëm.

“Ne jemi të lidhur me idenë e atij personi sepse nuk e kemi takuar në jetën reale,” vuri në dukje ajo, duke shtuar se ka disa njerëz të famshëm të përfshirë në momentet tona të zhvillimit dhe ngjarjet e rëndësishme të jetës.

“Ata shpesh e përmbushin rolin e mentorit apo mbështetjes që na mungonte”. Jemi të trishtuar, luajmë albumin e artistit tonë të preferuar për të na gëzuar. Kështu bëhen pjesë e jetës sonë njerëzit e famshëm. Kur ata vdesin, vdes edhe një pjesë e vogël prej nesh”.

Kur të kërkoni ndihmë?

Për më tepër, nëse flasim për vdekjen e një aktori, mund të kemi kujtime për një nga filmat ose serialet e tij, dhe kështu kujtime të asaj kohe në jetën tonë reale.

“Çelësi është të jesh mirënjohës për kujtimet pozitive dhe të fiksohesh në to, jo trishtimin,” tha psikoterapisti Tom Kersting për Reader’s Digest.

Sipas Kersting, është e vështirë të shohësh të famshëm si të vdekshëm, sepse ne i admirojmë dhe i lavdërojmë ata. Disa reagime ndaj humbjes janë normale, por nëse jemi kaq të kapluar nga pikëllimi dhe dëshpërimi sa nuk mund të funksionojmë në jetën tonë të përditshme, duhet të kërkojmë ndihmë.

“Trishtimi është trishtim. Injorimi i ndjenjave të trishtimit nuk do të ndihmojë. Në fakt, mund të bëjë të kundërtën. “Por ndjenja e pashpresë dhe përdorimi i substancave për të përballuar dhimbjen e humbjes është një tregues i qartë se keni nevojë për ndihmë profesionale”, tha Hanson.

LEXO EDHE:

Back to top button