Publikohet foto e parë e Kristen Stewart si Princeshë Diana dhe ngjashmëria me të është thjeshtë mahnitëse

Disa muaj më parë në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se Kristen Stewart do të luante rolin e Princeshë Dianës në filmin “Spencer” me regji të Pablo Larrain. Kishte nga ata që nuk ishin dakord me përzgjedhjen, duke u shprehur se Kristen nuk kishte aspak ngjashmëri me princeshën e ndjerë.

Mirëpo me foton që është bërë publike së fundmi të gjithë ata që dolën kundër i kanë kthyer mbrapsht fjalët e tyre. Ditën e sotme është bërë publike një foto, në të cilën aktorja e famshme shihet e veshur me një xhaketë të kuqe, me flokë bjond të prerë shkurt dhe një kapele të zezë. Ngjashmëria e saj me Princeshë Dianën në këtë foto është shumë e frikshme dhe askush nuk mundet ta mohojë më këtë gjë.

Filmi “Spencer” pritet të publikohet në vjeshtën e vitit 2022 para 25-vjetorit të vdekjes së Princeshë Dianës. Ky film do të përqëndrohet në dhjetorin e vitit 1991, kur Princesha Diana kaloi Krishtlindjen me familjen mbretërore dhe vendosi t’i jepte fund martesës me Princin Charles.

“Martesa e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka kohë që është ftohur. Megjithëse thashethemet për divorc janë të shumta, në Sandrigham Estate është urdhëruar që te ketë paqe për festat e Krishtlindjes. Diana e di lojën. Këtë vit, gjërat do të jenë shumë ndryshe”, thuhet në përshkrimin e filmit.

Ashtu siç të gjithë mund ta kujtojnë divorci u finalizua në gusht 1996, 1 vit para vdekjes tragjike të nënës së Princit Harry dhe Princit William. Përveç Stewart në këtë film do të luajnë edhe Timothy Spall, Sally Hawkins dhe Sean Harris.

LEXO EDHE:

Back to top button