Publikohet kënga e Pop Smoke me Dua Lipa dhe njerëzit po e adhurojnë
Para se të ndërronte jetë në shkurt të vitit të kaluar, reperi Pop Smoke publikoi një video ku shijonte këngën e Dua Lipës me Calvin Harris, “One Kiss”. Të njëjtën video përdori edhe Dua për të ngacmuar pak fansat për këngën që do të publikohej. “Demeanor” titullohet kënga e të ndjerit në bashkëpunim dhe Duan.
“You can’t say pop without smoke, so fill up your lungs / But diamonds’ll make you choke / You like the way I move / My demeanor is meaner than yours, so clap for the encore.” – këndon Dua.
Kënga është pjesë e albumit të dytë të reperit, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson. Albumi quhet “Faith”, është publikuar dhe përfshin bashkëpunime me Kanye West, Pharrell, Quavo, 21 Savage, Chris Brown dhe Kid Cudi.
Të shumtë janë njerëzit që shkruajnë nëpër komente se ky është “bashkëpunimi që nuk e dinim që na duhej”. Të tjerë vënë në dukje se sa shumë sukses do të kishte Pop Smoke nëse do të ishte gjallë. Disa e vlerësojnë “Demeanor” si këngën më të mirë të albumit.
Pop Smoke fitoi famë me “Mpr (Panic Part 3 Remix)” në 2018-n, për të arritur një tjetër sukses me “Welcome to the Party” dhe “Dior” një vit më vonë.
Në shkurt të vitit 2020, Pop Smoke mori me qira një shtëpi në Hollywood Hills, Kaliforni. Rreth orës 4 të mëngjesit, katër njerëz të maskuar hynë në shtëpi për të vjedhur. Kur policia mbërriti në vendngjarje, Pop Smoke kishte plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. 20-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk mbijetoi.








