Punimet në Bulevardin Aleksandri i Madh, radhë të gjatë në hyrje të Shkupit

“Kjo është gjendja në komunikacion që nga dita e shtunë, kur u paralajmërua fillimi i rikonstruimit të Bulevardit “ Aleksandri i Madh ”, i cili për 30 vite, siç thanë nga Qyteti i Shkupit, nuk është rikonstruuar. Qytetarët nga ana tjetër, humbasin orë të tëra në trafik dhe shprehen në këtë mënyrë”.

“Kjo duhet të jetë më mirë e organizuar dhe jo kështu. Momentalisht po shkoj në Spitalin Shtetëror dhe vërtet dikush nxiton. Me siguri nja 30 minuta”.

“Për shembull nga Maxhari deri në Aerodrom mbrëmë më janë dashur 55 minuta. Tre-katër herë në ditë kaloj në këtë rrugë. Por prej nesër përfundimisht do të dal me biçikletë. Më nevrikos shumë. Mendoj se gjatë natës është më së miri që të punohet.”

“Nuk e di, po 30 minuta me siguri. Së paku 30 minuta. Çdo ditë është kështu edhe në punë po vonohem. Duhet të punojnë më shpejt. Nuk e di, nuk e di, duhet të punojnë edhe gjatë natës ta përfundojnë më shpejt”.

“Nuk e di, ndoshta 20 minuta. Punohet , dhashë Zoti vetëm le të punohet”.

“Do kalojë gjysmë orë ose një orë deri tek pazari”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, të shtunën gjatë promovimit të nisjes së punimeve për rikonstruimin e këtij bulevardi, tha se askund në botë nuk ka ndonjë mënyrë tjetër si të realizohen punime në infrastrukturën rrugore dhe të mos krijohet rrëmujë. Shilegov tha se punimet nuk janë realizuar më herët, sepse marrëveshja është nënshkruar më 15 gusht. Punimet duhet të kryhen brenda 40 ditëve.

Këtë vit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare gjatë verës, nuk ishim në gjendje të bënim punë të tilla për shkak të dispozitave ligjore…Vitet e kaluar ka ndodhur që punimet të bëhen më herët kur nuk kishte fluks njerëzish, por këtë vit pasur parasysh gjendje epidemiologjike në vend, por edhe në rajon njerëzit nuk mund të dilnin jashtë vendit, pra nuk patëm periudha që të mos kishte qarkullim të ngarkuar – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Qytetarët që duhet të frekuentojnë çdo ditë këtë bulevard, për të shmangur trafikun si rrugë alternative kanë qarkoren e Shkupit e cila ju mundëson hyrje në kryeqytet.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button