Punonjësit turistik kërkojnë ndihmë të re financiare, kushte edhe për vauçerët

Përfaqësuesit e agjencive turistike i kanë dërguar kërkesa të reja Qeverisë. Ata druajnë për të ardhmen e biznesit të tyre. Pa ndihmë të menjëhershme financiare, do të detyrohen t’i mbyllin. Rënia e qarkullimit në të gjitha agjencitë turistike tejkalon 80 për qind, pretendojnë punonjësit turistik.

Ndihmë financiare të patjetërsueshme dhe të pakthyeshme për secilën agjenci turistike të licencuar, më qëllim të mbijetesës dhe likuiditetit të kompanive. Kërkojmë që vauçerët që do të jepen nga Qeveria nga fushata” S’ka si në shtëpi” këtë herë nuk duhet të anashkalohen agjencitë turistike, por duhet të përdoren përmes këtyre agjencive”, tha Ana Marija Aleksova punonjëse turistike.

Punonjësit e turizmit i kërkuan Qeverisë të zgjasë edhe afatin për përdorimin e vauçerëve që qytetarëve u janë dhënë nga agjencitë sepse nuk e kanë realizuar udhëtimin për shkak të kufijve të mbyllur. Afati i fundit është deri në fund të vitit, por Aleksova beson se është e nevojshme shtyrje e re, për një vit, pra deri më 31 dhjetor 2022. Sa i përket ofertës, agjencitë ofrojnë marrëveshje për në Shqipëri, Turqi dhe Mal të Zi, vende që nuk kërkojnë akoma PCR teste, por interesi është i papërfillshëm. Sektori i turizmit njoftoi se do t’i bashkohen protestës së të martës të organizuar nga gastronomët.

 

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button