Sela: Nuk e kuptojmë sjelljen e Xhaferit, besoj të mos e kishte nga ditëlindja

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela derisa komentoi zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u shpreh se nuk e kupton sjelljen dhe veprimet e kreut të Kuvendit dhe se sipas tij kuvendi ka një orar që duhet respektuar. Ndërkohë që sipas tij dihet se për cilat seanca mund të zgjatet puna e Kuvendit, atë e parashikon edhe rregullorja.

“Tërë ditën të flasësh për Rregulloren e Kuvendit, por të mos e kesh të qartë se Kuvendi punon nga ora 11 deri ora 18, nëse ka nevojë për të njëjtën seancë vazhdohet me vendimin e kryetarit të Kuvendit. Dihet se cilat seanca janë shkruar në rregullore zgjasin deri në ora 24:00. Ne kemi qenë të gatshëm qysh dje që të votojmë për pakon e pestë ekonomike edhe pse dua ta theksoj se nuk e di çfarë po ndodh me kryetarin e Kuvendit, nuk e di. Askush nuk ka përgjigje për sjelljen e tij. Të thërrasësh seancë më 18:20… kur na erdhi mesazhi që po mbahej seancë, të mos kesh parasysh se prapë se prapë është ramazan, muaji i Ramazanit, dhe ka deputetë që agjërojnë, ndërsa 19:20 është iftari. Këto deputetë gjatë gjithë ditës s’kanë marrë as ujë as ushqim. Po sjelljet çuditshme, besoj se nuk e ka nga ditëlindja që e kishte dje, që tani ia uroj, të ketë jetë të gjatë dhe shëndet”, tha mes tjerash Sela.

LEXO EDHE:

Back to top button