Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran Zaev me dy liderët e opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashi është konstatuar që pajtimet e arritura të hidhen në formë të shkruar dhe të dorëzohen në Qeveri. Për momentin nuk ndahen hollësi mbi përmbajtjen e ligjit.

U morëm vesh që nëse ndajmë detaje mund të japin versione të ndryshme dhe habisim opinionin. Ligji do të punohet menjëherë, neve do ta shqyrtojmë dhe t’i ndajmë hollësitë. Këtë e bëjmë vetëm nga kujdesi për procesin. Formulimi i përbashkët është se besojmë se kemi marrëveshje -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se ligji nuk parashikon zgjidhje afatshkurtër dhe se në dispozita do të përfshihet edhe marrja e shtetësisë për personat që kanë lindur në Maqedoni të Veriut por momentalisht kanë shtetësi të një vendi tjetër.

Në parim unë mendoj që çdo njeri i cili është i lindur në Maqedoni shtet amë ka Maqedoninë dhe nuk mundet dikush t’i vendos shtetin amë. Kjo është mënyra që mendojmë ne dhe parimet se si duhet bazuar ndryshimi i ligjit për shtetësi dhe për të zgjidhur problematikat  – u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Opozita do ta përgatitë draftin dhe do ta dorëzojë në Qeveri javën e ardhshme. Organi ekzekutiv pas shqyrtimit duhet prononcuar nëse pranon tekstin, që më pas i njëjti të niset në procedurë parlamentare. Deri tani dihet se zgjidhja kërkohet përmes praktikave nga ligji i vitit 2004.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button