Pushteti dhe opozita përplasen për masat ekonomike, Mickoski: Jemi të tretët në Evropë për përballje me krizën

Gazetare: Ajnur Bafqari

“Sipas analizave të fundit në nivel evropian, sipas fondit mometar ndërkombëtar në Evropë jemi mes 3 shteteve që kanë ndryshuar më së shumti punë dhe kanë implementuar më së shumti masa për ballafaqim me çmimet e larta dhe pikërisht këtë mund ta shohim këtu në slide“, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Lideri i opozitës nuk mendon kështu. Venko Filipçe i quan përralla deklaratat e Mickoskit se vendi radhitet në top treshen evropiane. Ai nënvizon se ekonomia e vendit po fundoset, çmimet po rriten në mënyrë të pakontrollueshme ndërsa qytetarët kanë pagat dhe standardin më të ulët në Evropë.

“Për dallim prej nesh të gjitha vendet tjera në rajon dhe Evropë, zbatuan masa konkrete që të mbrojnë qytetarët dhe të ndalojnë inflacionin dhe rritjen e çmimeve të energjisë, vetëm kryeministri ynë nuk reagoi dhe akoma tregon përralla se jemi ekonomia e tretë në Evropë. A e ndjejnë qytetarët se ne jemi ekonomia e tretë në Evropë, a e ndjejnë kur futen nëpër dyqane, a e ndjejnë kur i paguajnë faturat për rrymë e derivate ”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Filipçe akuzoi se edhe ato masa të pjesshme që u ndërmorën, u shfuqizuan në seancën e djeshme të Qeverisë, duke rikthyer TVSH-në për dizelin përsëri nga 10 në 18 përqind. Por kryeministri e arsyeton këtë vendim me çmimet e derivateve në depo, duke nënvizuar se pavarësisht këtij vendimi, çmimi i dizelit do të vazhdojë të ulet. Ai pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë nesër të sjell vendim për çmim të ri të derivateve, që do të nënkuptonte ulje të çmimeve për benzinë dhe dizel për rreth 1,5 denarë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button