Putin: Bashkëpunimi Rusi-Kinë, kyçe për stabilizimin e situatës ndërkombëtare

Putin: Bashkëpunimi Rusi-Kinë, kyçe për stabilizimin e situatës ndërkombëtare

Presidenti rus, Vladimir Putin tha gjatë një takimi me kryediplomatin kinez, Wang Yi se bashkëpunimi midis Pekinit dhe Moskës ishte i rëndësishëm për “stabilizimin e situatës ndërkombëtare”.

“Bashkëpunimi midis Kinës dhe Rusisë në skenën botërore është shumë i rëndësishëm për të stabilizuar situatën ndërkombëtare”, tha Putin.

Putin theksoi gjithashtu se mezi pret një vizitë në Moskë nga presidenti kinez Xi Jinping dhe thellimin e partneritetit midis dy vendeve.

Në komentet e transmetuara në televizionin shtetëror rus, Wang Yi tha se marrëdhëniet midis Pekinit dhe Moskës nuk mund të ndikohen nga vendet e tjera.

Para takimit me Putinin, Wang zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Ky u fundit vuri në dukje se “lidhjet tona kanë vazhduar të zhvillohen në mënyrë dinamike dhe pavarësisht turbulencave të larta në arenën globale, kemi treguar gatishmërinë për të folur në mbrojtje të interesave të njëri-tjetrit.”

LEXO EDHE:

Back to top button