Putin iu drejtua kombit: Wagner e tradhtoi Rusinë me rebelimin dhe e goditi me thikë pas shpine, pason dënimi i pashmangshëm
Putin iu drejtua kombit: Wagner e tradhtoi Rusinë me rebelimin dhe e goditi me thikë pas shpine, pason dënimi i pashmangshëm
Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua kombit pasi ushtarët e kompanisë ushtarake mercenare të Grupit Wagner të Yevgeny Prigozhin morën kontrollin e qyteteve ruse të Rostov-on-Don dhe Voronezh.
“Përpjekja për të shkaktuar një ndarje në shoqëri është një thikë pas shpine”, tha Putin, duke shtuar se shumë ambicie kishte çuar në tradhtinë e Rusisë.
Putin tha se ai po u drejtohej “atyre që u joshën në aventurën e rebelimit të armatosur me mashtrim ose kërcënime”.
BREAKING: In a recorded address, Vladimir Putin says the Wagner group rebellion is a ‘criminal adventuristic campaign’ and “equivalent to armed mutiny”.
He says: “It is an attempt to subvert us from inside. This is treason.”
Latest: https://t.co/X3flQUBL0r
📺 Sky 501 pic.twitter.com/iaIgz7YASc
— Sky News (@SkyNews) June 24, 2023
– Autoritetet nuk do të lejojnë që përçarja të përsëritet në Rusi. Ne do të mbrojmë njerëzit – tha kreu i Kremlinit.
Putin e quajti veprimin e “Wagners” “një fushatë kriminale të barabartë me një rebelim të armatosur”.
Update: Wagner chief Yevgeny Prigozhin and his army have reportedly travelled through several checkpoints on their way toward Moscow, Russia with no resistance.
Prigozhin has called on the Russian National Guard to join his side to fight against the Russian Army.
The Wagner… pic.twitter.com/wF44yJEKL2
— Ed Krassenstein (@EdKrassen) June 24, 2023
– Rusia do të mbrojë veten. Ne po luftojmë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe për integritetin tonë territorial. Është një përpjekje për përmbysje nga brenda. Është tradhti – tha Putin.
Ai vlerësoi se “interesat personale çuan në tradhtinë e shtetit”.

– Të gjithë ata që ndoqën rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen dhe do të mbajnë përgjegjësi për të. Forcat e armatosura morën urdhrat e nevojshëm. Ne luftojmë kundër anarkisë dhe kapitullimit. Ky rebelim i brendshëm është një goditje vdekjeprurëse për ne. Unë po bëj gjithçka për ta zmbrapsur këtë sulm – thotë Putin.
Ai e quajti lëvizjen e Prigogine një “thikë pas shpine”.
Looks like Prigozhin took over the Russian army headquarters in Rostov. #Prigozhin #WagnerCoup #RussianArmy #Russia #Wagner #PrigozhinCoup #RussiaUkraineWar pic.twitter.com/eBl463UqaA
— Natalka (@NatalkaKyiv) June 24, 2023
“Ata që u rebeluan e tradhtuan Rusinë dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve që të ndalojnë çdo lloj pjesëmarrjeje në konfliktin e armatosur”, tha Putin.
Presidenti rus paralajmëroi gjithashtu për “dënimin e pashmangshëm” që pret ata që përçajnë shoqërinë ruse dhe theksoi se një regjim anti-terrorist është në fuqi në kryeqytetin Moskë dhe në disa zona të tjera.








